Random Video

Aksionet kundër kanabisit në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas operacionit me te madh kundër kultivimit te kanabisit ne Lazarat, policia zhvendosi vëmendjen ndaj drogës në veri të vendit. Menjëherë pas aksionit 5-ditor në Lazarat, ku u sekuestruan mbi 530 mijë bimë narkotike dhe u arrestuan 17 persona, policia ndeshi rezistencë në veri të vendit. Në gusht të vitit 2014, persona të armatosur qëlluan një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili inspektonte zonat e Dukagjinit. Plumbat u lëshuan në kohën kur helikopteri kalonte në fshatin Pult, por pa shkaktuar dëme. Edhe pse gjatë aksionit në qarkun e Shkodrës u asgjësuan mbi 100 mijë rrënjë kanabis, policia do të vijonte aksionin sërish një vit më pas. Shkak u bë ngjarja e rëndë në fshatin Lazarat, ku gjatë një kontrolli rutinë një efektiv i forcave RENEA mbeti i varë. Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të këtij viti kur Ibrahim Basha u qëllua nga disa të rinj të cilët kërkonin të rikthenin situatën e mëparshme të mbjelljes së drogës në Lazarat. Edhe një herë, operacioni nisi me fshatin Lazarat, ndërkohë që pas arrestimit të personave përgjegjës për vrasjen e specialit të RENEA-s, policia ndërmori aksionin e dytë më të madh për asgjësimin e drogës.Lënda narkotike gjeti vend pranë Lazaratit në fshatrat e Tepelenës, ndërkohë që për policinë ishte më e vështirë për shkak se hashashi mbillej në zona të thella dhe tokë pa pronar. Falë ndihmës së autoriteteve italianë, fotografimi nga sipër ndihmoi punën e policisë, e cila vetëm brenda një jave, asgjësoi mbi 30 mijë rrënjë kanabis. Pas fshatrave të jugut, autoritetet vijuan aksionin dhe në veri aty ku një vit më parë u qëllua helikopteri. Ndonëse terreni i thyer dhe malor e vështirësoi punën, këtë vit policia nuk hasi në rezistencë, por në gjetjen e formave të ndryshme të kultivuesve për të mbjellë drogën. Transporti i drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë te vegjël është nje nga mënyrat qe po shfrytëzohen nga trafikantet per t?u shpëtuar kontrolleve të policisë. Dy avionë të cilët transportonin rreth 200 kilogramë hashash u sekuestruan nga policia Italiane ndërkohë që në të dy rastet të përfshirë ishin trafikantët shqiptarë.