Random Video

Aksidentet, 2 të vdekur e 2 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje aksident i rende ne Vlore i ka marr jetën një 31-vjeçareje dhe ka plagosur dy te tjerë. Ngjarja ndodhi ne fshatin Cerkovine, ku nje automjet tip ?Range Rover? është përplasur me një mjet tip ?Pezho?. Per pasoje, ka mbetur e vdekur ne vend, Marjana Cani drejtuese e ?Pezho-se?. Ndërsa makina tjetër ka përfunduar disa metra jashtë rrugës, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit 25-vjeçar me iniciale D.J dhe pasagjerit me iniciale A.L. 25 vjeç. Ata janë dërguar menjëherë ne spitalin rajonal te Vlorës. Ne vendngjarje, kane mbërritur forcat e policisë, te cilët kane nxjerre trupin e pajete nga makina, ndërsa kane nisur hetimet. Ndërkohë po gjate ditës, një banore e zonës se Shkozetit është përplasur për vdekje nga dy kamionë ne autostradën Tirane -Durrës, pranë mbikalimit te Serave ne lagjen 14. Polica ka nisur hetimet per zbulimin e identitet te viktimës si edhe po vijon kërkimet per arrestimin e shofereve te kamionëve, te cilët janë larguar nga vendngjarja pas aksidentit.