Random Video

Veliaj inspekton punimet te sheshi “Italia” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vitesh ne harresë, Sheshi ?Italia? para stadiumit ?Qemal Stafa? ka marrë një pamje të re. Ne një jave, punonjësit e Bashkisë se Tiranës kane rehabilituar infrastrukturën e kësaj hapësire, e cila do të shërbejë si parking publik. Kryebashkiaku Veliaj tha se shumë shpejt ky ambient do jetë në dispozicion të qytetarëve.?Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin?, tha kryebashkiaku Veliaj gjatë inspektimit të punimeve. ?Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se nëse vijnë të kalojnë kohë te kodrat e liqenit apo në sheshin ?Nënë Tereza?, do të kenë një parking të sigurt?, u shpreh më tej kryetari i Bashkisë.Veliaj tha se krahas investimeve për parkingje, Bashkia ka si synim të sajin që të nxisë sa më shumë nismat per reduktimin e ndotjes se ambientit në Tiranë. Ai bëri të ditur se në 18 tetor bashkia dhe organizatat ambientaliste, do të organizojnë një tjetër ditë pa makina.