Random Video

Kompanitë që “shpëtojnë” një vit nga tatimoret - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kërkesë e hershme e biznesit, ajo që ata të cilët konsiderohen si të rregullt dhe nuk duan të kenë më vizita te tatimorëve në dyert e tyre tashmë po realizohet. Vetë Ministria e Financave ka ndryshuar ligjin e procedurave tatimore i cili i jep të drejtë biznesit që nëse certifikohet nga kompani të njohura ndërkombëtare në fushën e auditimit, për një vit nuk do të ketë asnjë kontroll fiskal nga administrata. fillimisht ministria e financave listoi katër kompani: ?PriceëaterHouse?, ?Deloitte?,? KPMG? dhe ?Ernest &Young?, por më pas vendosi që të mos specifikojë me emra firmat kontabël që do të bëjnë bilancet e biznesit.?Në rast se tatimpaguesi ka të certifikuara, nga kompani të njohura audituese, pasqyrat financiare që dorëzon pranë administratës tatimore 4 brenda datës 31 mars të çdo viti, ku vërtetohet se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, tatimpaguesi përfshihet në elementet me risk të ulët. Lista e kompanive audituese, modeli i certifikatës dhe rastet kur këto kompani kontrollohen për çështje të caktuara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.?Megjithatë përfshirja e çdo lloj kompanie ne kontrollin e 800 VIP-ave në Shqipëri ka hapur debate lidhur me besueshmërinë e tyre dhe sa e mundur është që së bashku me biznesin ato të bashkëpunojnë për të vjedhur taksat. për këtë arsye, financat kanë parashikuar edhe një nen penalizues në raste se ka abuzim.?Në rast se nga kontrolli i bërë nga administrata tatimore te tatimpaguesit, pasqyrat financiare të të cilëve janë certifikuar nga kompanitë audituese se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, rezulton detyrim tatimor, masa e detyrimit tatimor i ngarkohet e plotë tatimpaguesit, ndërsa kompania certifikuese dënohet me një gjobë me masën e detyrimit tatimor që i ngarkohet tatimpaguesit.?Ndryshimi i këtij ligji ka qenë një ndër premtimet e para që kryeministri Rama i bëri biznesit, duke qënë se kontrollet tatimore në këtë kategori zgjatnin me javë dhe kishte gjoba tatimore, ku 80% e tyre ankimohej në Drejtorinë e Apelit.