Random Video

Aktivitetet gjatë fundjavës në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur sezoni i ri artistik në Tiranë dhe për këtë fundjavë duket se çdo institucion kulturor ka diçka për të ofruar. Pas suksesit të Carmina Buranës, Teatri i Operas dhe Baletit ju ofron diçka më lehtë, një koncert në holl ku në shoqërinë e pianos solistja Sonila Baboci sjell për publikun Tchaikovsky-n. E ndërsa Teatri Kombëtar vazhdon të ngjisë në skenë ?Tartufin? e Molierit, ai eksperimental ?Kujtim Spahivoli? rezervon këtë fundjavë një takim të veçantë me publikun, pasi ka në plan të na prezantojë një ?Hamlet Grua?. Edhe për dashamirësit e artit vizual duket se kjo javë ofron shumëçka. Ndërsa Galeria Kombëtare e Arteve po i largohet ?Retrospektivës? së Maks Velos dhe ?Grave të biblës? nga Jorgaq Gogu, Muzeu Historik Kombëtar ofron ekspozitën e piktorëve ?Plein air? ku peizazhi shqiptar është kryefjala. Për më të vegjlit, shfaqja ?Poli dhe Tropiku? vazhdon në Teatrin Eksperimental. Por mëngjeset e kësaj fundjave, sjellin edhe një shfaqje tjetër të veçantë. Në çadrën e Cirkut Kombëtar ?Dy piratë në ishullin e thesarit? është shfaqja premierë e këtij sezoni.