Random Video

Marrëveshja e BE për emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën 100 mijë vendstrehime të reja do të krijohen për pritjen e refugjatëve që vijnë nga shtetet në krizë, ndërsa shtetet duhet të angazhohen në mënyrë të barabartë për të pritur emigrantët. Kjo është marrëveshja e arritur gjatë samitit jashtë radhe të mbajtur në Bruksel mes vendeve anëtare e atyre potenciale, mes të cilëve dhe Shqipëria. Në konferencën për shtyp zyrtarët më të lartë të unionit, thanë se kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë. Angela Merkel: Së pari ne dëshirojmë të reduktojmë mundimin e refugjatëve gjatë itinerarit të tyre. Ne të gjithë kemi nënshkruar konventën për refugjate dhe ajo që po ndodh nuk përputhet me vlerat për të cilat ne jemi angazhuar. Prandaj ne dëshirojmë të zgjidhim situatën e emigrantëve sa më shpejt të jetë e mundur por kjo realizohet me masa dhe angazhim të barabartë nga të gjitha shtetet.Zhan Klod Junker: Ne do të rrisim kapacitetet tona për pritjen e emigranteve me 100 mijë vendstrehime në Greqi dhe vendet të tjera të Ballkanit. Falënderojmë kryeministrin greke për angazhimin e tij për të rritur kapacitetet pritëse ne Greqi, me të paktën 30 mijë vende, deri në fund të këtij viti. Për të mbrojtur zonën shengen, ne duhet të forcojmë kufijtë mes Greqisë, Maqedoninë, Shqipërisë e Serbisë dhe bashkëpunimin me Frontex.Ky samit emergjent i mbajtur në Bruksel, i cili ka zhvendosur gjithë agjendën e unionit, është organizuar në një kohë kur Evropa përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që nga lufta e dytë botërore.