Random Video

Takimi i Ministrave të Jashtëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër terrorizmit dhe kriza e refugjateve, kane dominuar takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin. Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit dhe sfidat me të cilat përballet sot BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrat kane theksuar nevojën për një qasje kolektive në përballimin e tyre, duke bërë thirrje për solidaritet, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim pragmatik mes vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohe qe apeli i shefit te diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati është fokusuar tek integrimi duke kërkuar qe kriza si ajo e refugjatëve të mos ndikojnë në politikën e zgjerimit të BE-së.?Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi?. Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Steinmeier ne lidhje me ecurinë e Shqipërisë ne rrugën e integrimit ne BE, ka përsëritur nevojën per mbylljen e reformës ne drejtësi.?Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë?.Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri Bushati ka zhvilluar edhe takime në Bundestag si dhe në Kancelarinë Federale për të këmbyer pikëpamje mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe zhvillimet më të fundit në rajon.