Random Video

Manjani: Verifikim prokurorëve e gjyqtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, paralajmëroi se do të ketë inspektime mes gjyqtarëve e prokurorëve. Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në një deklaratë të shkurtër, Ministri i Drejtësisë tha se ka plot dosje në tryezë të cilat kërkojnë zgjidhje. Rastet e korrupsionit mes prokuroreve e gjyqtareve janë debatuar gjerësisht edhe në tryezën e reformës në drejtësi. Për këtë foli edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, i cili tha se gjykatësit e prokurorët e korruptuar, do t?i kundërvihen reformës në drejtësi, por ne siç tha ambasadori amerikan, nuk duhet që t?i lëmë të fitojnë. Lu theksoi se kudo është shqetësimi për gjyqtarët e korruptuar, për një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre ndërkohë që reforma do ti japë Shqipërisë shansin për ta bërë sistemin e drejtësisë të pavarur.