Random Video

Shuhet Imzot Rrok Mirdita - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare kreu i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Rrok Mirdita. Arkipevshi i dioqezës së Tiranës dhe Durrësit gjendej prej tre ditësh në qendrën spitalore ?Nënë Tereza?, pas një insulti cerebral që ai pësoi mbrëmjen e 4 dhjetorit. Menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pavarësisht të gjitha përkujdesjeve nga ana e stafit mjekësor, gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa ketë te hëne ka ndërruar jetë. Imzot Rrok Mirdita njihet për ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore. Për mëse 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike ne Shqipëri t?u vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë. I lindur në Mal të Zi, arkipevshki u njoh me shqiptarët dhe me historinë e tyre në New York, ku me përkushtim të veçantë iu dedikua të larguarve nga Shqipëria, duke u solidarizuar me plagët e këtij vendi të martirizuar, siç e quante vetë Shkëlqesia e tij, Imzot Rrok Mirdita. Ne vitin 1992 emërohet nga Papa Gjon Pali i II si Arqipeshkëv i Dioqezës Durrës - Tiranë. Shumë shpejt Imzot Rrok Mirdita shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri, në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t?iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme. Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë, duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh dhe vetëm 5 vite më vonë merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit, Platiniumin e Metropolit. Tituj të tjerë për Imzotin Rrok Mirdita janë ai i ?Akademikut të Nderit? nga Bonifaci 8, ?Urdhri Nënë Tereza? i akorduar në vitin 2006 nga presidenti Alfred Moisiu dhe Urdhri Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i akorduar nga presidenti Bamir Topi.