Random Video

Rehabilitimi i lumit Tirana, pas bllokimit 2 vjeçar. E mbështet dhe opozita - Ora News

2015-12-19 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hapet drita jeshile për nisjen e punimeve për rehabilitimin e lumit Tirana. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar marrëveshjen për marrjen e një fondi prej 55 milion eurosh nga fondi Abu Dabi. Deputetja Jorida Tabaku e cilësoi si të vonuar nisjen e këtij projekti i cili ka mbetur i bllokuar në ministrinë e Financave që prej 2013 kur në krye të bashkisë së Tiranës ishte Lulëzim Basha.
Tirane- Pas dy vitesh bllokim komisioni i Ekonomisë miratoi më 18 dhjetor 2015 fondin e Abu Dabit cili do të përdoret për financim të punimeve për rehabilitimin e lumit Tirana.
Edhe pse e mbështeti opozita e vlerësoi të vonuar këtë marrëveshje. Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se nëse projekti do kishte nisur në kohë do të shmangeshin përmbytjet e fundit.
Jorida Tabaku: Në qoftë se ky projekt do kishte filluar zbatimin edhe përmbytjet që ndodhën para një muaji në Tiranë s?do kishin ndodhur. Kështu që mos përpiqemi t?i shohim të gjitha gjërat me këtë ngushtësinë politike dhe me këtë përfitimin politik të momentit.Ju të paktën që jeni staf teknik i bashkisë , që jeni drejtorë projektesh besoj që duhet të kishit ardhur këtu dhe të ishit përgjigjur për punën tuaj.?
Genc Kojdheli bëri me dije se fondi kap një shumë prej 55 milion eurosh dhe parashikon rikonfigurim të skarpateve të lumit Tirana

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/rehabilitimi-i-lumit-tirana-pas-bllokimit-2-vjecar-e-mbeshtet-dhe-opozita/