Random Video

Emigrantët vijnë për festat, fluks në port - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-20 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festat e fundit viti kane bere qe shume shqiptare te kthehen ne vend për te festuar pranë familjeve. Në portin e Durrësit, janë shtuar hyrjet e udhëtareve qe vijnë nga Italia. Gjate se shtunës kanë mbërritur 4 tragete, tre nga porti i Barit dhe një nga porti i Ankonës. Sipas burimeve nga policia kufitare, janë rreth 4500 pasagjerë dhe afro 1000 automjete. Policia e kufirit në bashkëpunim me degën e doganës dhe autoritetin portal, kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke shtuar efektivët në sportelet që kontrollojnë dhe vulosin pasaportat e udhëtarëve. Nga kjo fundjave janë vënë në funksionim 22 sportele gjithsej, por gjatë ditëve të ardhshme, kur pritet të rritet më shumë numri i udhëtareve, do të jenë 30 sportele. Kulmi i fluksit pritet të arrijë një ditë para natës se Krishtlindjes, ndërsa në javën e dytë të janarit nis kthimi i emigrantëve drejt vendeve të tyre të punës.