Random Video

Report TV - Letra/ Clifford Chance: Meta asnjë lidhje me aferën CEZ-DIA

2016-01-27 10 Dailymotion

TIRANE - Në një letër dërguar ministrit Gjiknuri dhe kreut të OSHEE-së Ardian Çela, zyra e Avokatisë "Clifford Chance? thotë se nuk ka asnjë të dhënë që e lidh kryeparlamentarin Ilir Meta në çështjen "CEZ-DIA".

Letra mban firmën e Tim Shcreiber, këshilltar i OSHEE-së në procesin që u mbajt në Gjykatën e Arbitrazhit kundër DIA-s. Shcreiber shpreh keqardhje për përfshirjen e emrit të kryeparlamentarit, lajm i cili u përhap në media.

?Eshtë për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimeve tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit kryetar të parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit?, shkruhet në letër.

Ishte portali BIRN i cili më 3 shtator të vitit 2015 botoi një shkrim me titullin "Meta mori ryshfet nga një biznesmen i akuzuar për mashtrim?, sipas të cilit ?Clifford Chance? ishte shprehur se në këtë cështje ishte përfshirë një ish-kryeministër, por pa përmendur asnjë emër.