Random Video

Report TV - Agjenti Bushi informoi më parë Memushajn, shefi s’kishte dijeni

2016-02-02 2 Dailymotion

TIRANË - Tre kompjutera të punonjësve të sektorit të antitrafikut në Shërbimin Informativ Shtetëror u janë nënshtruar riformatimit të plotë me shpresën e gjetjes së dokumentit të përgjimeve që mendohet se Florian Bushi, ia ka dërguar me ?Viber? Ilir Memushajt. Riformatimi i kompjuterave është bërë nga ekspertët të policisë shkencore të cilët në konkluzionet e tyre i thanë prokurorisë se nuk kishin konstatuar asnjë dokument të ngjashëm me atë që kishin gjetur tek kompjuteri i Florian Bushit dhe telefoni i Ilir Memushajt. Burimet sqaruan se tre kompjuterat i përkasin shefit të linjës së Florian Bushit dhe dy kolegëve të tij të zyrës.

Veç kompjuterave ekzpertizës i janë nënshtruar dhe USB-të e tre personave të dyshuar, por tek asnjëra nuk u gjet asnjë gjurmë të dokumentit. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje të shefit të linjës ku ushtronte detyrën e inspektorit dhe i arrestuari Florian Bushi, ai ka rrëfyer se nuk është njohur asnjëherë me këtë dokument dhe se vartësi i tij më parë ka njoftuar Ilir Memushaj se sa shefin e tij. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka dalë në përfundimin se personi që ka furnizuar Memushaj me informacione sekrete ka qenë agjenti i SHISH Florian Bushi. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të marrë në pyetje Memushaj.