Random Video

Report TV - LSI zgjedhje në pranverë, Luan Rama: Meta do të votëbesohet

2016-02-02 2 Dailymotion

TIRANE - Në pranverë Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë zgjedhje për strukturat e saj, dhe vetë kryetarin. Në një intervistë për Report TV, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së thotë se partia e udhëhequr nga Ilir Meta do të zbatojë me përpikmëri statutin e partisë.

Luan Rama thotë se zgjedhjet do të bëhen, edhe nëse nuk do të deklarohet asnjë kandidat për kryetar të partisë.

"Me ose pa rivalë edhe Meta do të votëbesohet", shprehet Luan Rama.

Sipas statutit të LSI-së zgjedhja e kryetarit bëhet me parimin një anëtar një votë.