Random Video

Report TV - OSHEE i kërkon 8 mln euro dëmshpërblim Kastriot Ismailajt

2016-02-03 1 Dailymotion

Pas mbylljes së procesit OSHE-Kastriot Ismailaj në Gjykatën e arbitrazhit në favor të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, një tjetër padi është depozituar në gjykatat shqiptare ku këtë herë OSHE kërkon 8 milion euro dëmshpërblim nga ish administrator i borxheve të CEZ.


Padinë që shihni në këtë faksimile e konfirmoi dhe përfaqëzuesi ligjorë i OSHE-s Romeo Karaj i cili sot ishte në Gjykatën e Tiranës ku paralajmëroi dhe supriza.

Në Gjykatën e Tiranës ishte planifikuar që këtë të mërkurë të niste procesi ku Ismailaj është marrë i pandehur për pastrim parash, mashtrim dhe falsifikim dokumentash ndaj Ismailjat.Ndërkohë kjo padi ndër më voluminiozet prej 1200 faqesh u soll sot në gjykatë me këto canta nga përfaqësuesit ligjorë të OSHE.

Gjykata nuk mundi të zhvillojë seancën e parë ndaj Ismailajt dhe të jap një përgjigje për kërkesë padinë e OSHE ku dorheqia e gjyqtares Elnkelejdi Hajro detyroi gjykatën ta shtyj për më 23 shkurt seancën e radhës.

Vetë Kastriot Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancën e parë ndaj tij sic dhe shihni në këto pamje nga salla e gjyqit. Avokati Mbrojtës i Ismailajt Vladimir Mece u shpreh se ky do të jetë një proces gjyqësor i gjatë.

Ky është procesi i dytë gjyqësorë në ngarkim të Kastriot Ismailajt pasi një tjetër po zvhillohet në gjykatën e krimeve të rënda ku prokuroria kërkon konfiskimin e 5 milion dollar pasuri të Imsialajt për favor të shtetit.