Random Video

Byroja e hetimit, shumica rrëzon kërkesën e PD. Rama: S'mund të ngrihet pa reformën- Ora News

2016-02-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Byroja Kombëtare e Hetimit, institucioni që do hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe për të cilin e gjith politika thotë se ka rënë dakord, vijon të shkaktojë debate të ashpra në kuvend.

Demokratët i kërkuan kuvendit të votojë me procedurë të përshpejtuar ngritjen e Byrosë së Hetimit për të cilën është rënë dakort me mision OBDAT por Kryeministri Edi Rama e pa të pavend këtë kërkesë duke theksuar se ngritja e këtij institucioni varet nga procesi i reformës në drejtësi. Për t'i qartësuar të gjitha palët kryetari i kuvendit i kërkoi opozitës të dorëzojë në kuvend variantin e saj. Varësia e këtij institucioni nga Ministria e Brendshme apo prokuroria ndan hapur palët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-miratimin-me-procedure-te-pershpejtuar-te-byrose-se-hetimit/