Random Video

Report TV - Rama ndjek zgjedhjet e Kongresit nga Fieri: PS, parti e bashkuar

2016-02-14 0 Dailymotion

TIRANË - Partia Socialiste është e bashkuar dhe anëtarësia e saj vlerëson procesin e zgjedhjeve të lira. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Fierit kryesocialisti Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve të delegatëve të Kongresit nga anëtarësia e PS-së.

"Partia Socialiste është e bashkuar dhe anëtarësia e saj vlerëson zgjedhjet e lira. Kemi përgjegjësinë e të qenit të parët në politikën shqiptare. PS është parti që ka lindur si shprehje e forcës dhe ambicies shqiptare? ka thënë Rama.

Lidhur me Kongresin, ai ka shtuar se interesimi i socialistëve është kaq i madh sa një anëtare ka ardhur posaçërisht nga Amerika për të votuar.

?Një anëtare ka ardhur nga Amerika për të votuar? ka shtuar ai.

Lidhur me procesin e votimit për delegatët në katër qarqet ka folur edhe deputeti i qarkut Elbasan Taulant Balla i cili e ka konsideruar procesin si të mirorganizuar dhe që nuk është parë asnjëherë më parë në nivele të tilla.

?Proces shumë i mirorganizuar si asnjëherë më parë në të katër qarqet ku sot votohet për delegatët e Kongresit te Partisë Socialiste?.


Ndërkohë ka nisur në qarqet Elbasan, Fier, Berat e Korçë procesi i votimit të anëtarëve të Partisë Socialiste për delegatët të cilët do të përfaqësojnë bazën në Kongresin e Partisë Socialiste i cili do të mbahet në muajin mars.