Random Video

Report TV - KQZ në godinë të re, por pa sallë Luzi: Ambientet e reja, jo funksionale

2016-02-19 0 Dailymotion

Ndonëse prej disa kohësh administrata e KQZ është transferuar në ambiente të reja dhe është punuar per ambientet e reja, ku shteti vuri në dispozicion buxhetin përkatës, trupa e KQZ në këtë mbledhje të parë u detyrua të mblidhej në ambiente të papërshtatëshme. Salla e madhe e e mledhjeve të Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve është jashtë funksionit ndërsa kjo u reflektua edhe në celje të fjalës së kryetarës Lefteri Luzi e cila tha se nuk ka fonde për të bërë të përshtatshëm këtë ambient.

Rreth dy vite më parë qeveria mori nje vendim për zhvendosjen e administratës së KQZ nga godina ekzistuese për ta vendosur atë në krah të Minsitrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ndonëse buxheti i shtetit ka miratuar një fond për rikonstruksionin dhe përshtatjen e ambienteve të reja për amdisnitratëtn e KQZ ende salla e trupës së KQZ nuk është funksionale për shkak të mungesës së fondeve.

Por jo vetëm kaq, në një shkresë drejtuar Minsitrisë së Financave dhe të Ekonomisë, kryetarja e KQZ Lefteri Luzi thekson se ambientet janë të papërshtatëshme pasi sic thuhet se nuk ka ambiente maganizimi dhe se zyrat janë të papërshtatshme.

Në këto kushtet shuma që kërkon kthimin në ambiente të përshtatshme të godinës së re shkon në rreth 38 milion lekë të reja ndërsa buxheti për zërin e investimeve është iu pamjaftueshëm.