Random Video

Report TV - Skandali CEZ-DIA, juristi i OSHEE: Hajsek kishte dijeni për mashtrimet

2016-02-23 4 Dailymotion

Drejtuesit çek të ish kompanisë CEZ ishin në dijeni për mashtrimet e biznesmenit shqiptarë Kastriot Ismailaj me mbledhjen e borxheve. Ismailajn ata jo vetëm e kanë toleruar por dhe kanë bashkëpunuar ka denoncuar juristi i OSHEE Romeo Karaj.

Sipas Karajt bashkëpunëtor i Ismailajt ka qenë drejtori çek Josef Hajsek, ndaj të cilit prokuroria ka nisur një hetim. Çeku Josef Hajsek, kreu i ish kompanisë Çez ka qenë në dijeni të mashtrimeve të Kastriot Ismailajt dhe ka bashkëpunuar me të. Këtë denoncim e ka bërë juristi i OSHEE-së Romeo Karaj në një prononcim për mediat pas shtyrjes për herë të dytë të procesit penal ndaj Ismailajt.

Sipas Karajt mashtrimet e Ismailajt kanë nisur fillimisht në Kongo për të përfunduar në Tiranë ku në bashkëpunim me Hajsek kanë lidhur kontratën për borxhet e ÇEZ, mashtrime në të cilat sipas juristit ka të përfshirë ish zyrtarë e zyrtarë aktual.

Ndërsa këto valixhe që shihni në pamje mbajnë padinë dhe materialet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon të paraqesë si palë në procesis gjyqësorë me Ismailajn ku kërkojnë si dëmshpërblim 8 milion euro.

Seanca e radhës me Kastriot Ismailajn të pandehur për ?pastrim parash? e ?falsifikim dokumentash? do të zhvillohet më 15 mars, pasi këtë të martë mungesa e avokatit të Ismailajt për arsye shëndetësore u bë shkak për shtyrjen e procesit.

Gjyqi i nisur në fillim të muajit shkurt, ku OSHEE kërkon 8 milionë euro dëmshpërmbim nga Ismailaj, nuk ka zhvilluar asnjë seancë deri tani.