Random Video

Report TV - Zemra "kap" edhe prokurorin Giu në spital, kërkon liri nga qelia

2016-02-24 1 Dailymotion

IRANE - Problemet shëndetësore janë bërë shpesh shkak që persona në paraburgim të lënë qelinë dhe të hetohen në gjendje të lirë. I tillë është edhe rasti i prokurorit të Kavajës Haxhi Giu të arrestuar për korrupsion. Prokurori ka lënë qelinë e paraburgimit dhe është shtruar në spitalin e burgut për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi thotë se i janë shfaqur probleme me zemrën.

Në këto kushte avokati i tij nuk ka ngurruar t'i kërkojë Gjykatës së Apelit revokimin e masës së sigurisë "arrest me burg" që kanë vendosur Krimet e Rënda.

Me dyshimin se mund të bëhet fjalë për ndonjë "truk" për të fituar lirinë, gjykata ka kërkuar që vendimin për kërkesën e avokatit ta marrë pasi të ketë në dorë një ekspertizë që të vërtetojë problemet kardiake që pretendon prokurori.

Haxhi Giu u arrestua për korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë 22 mijë eruo për të ndryshuar akuzen e një të arrestuari.