Random Video

Report TV - Gjermeni: Nga 1 Prilli lejet e ndërtimit online, stop korrupsionit

2016-02-24 2 Dailymotion

TIRANË - Që nga data 1 prill të gjitha aplikimet për leje ndërtimi do të bëhen online. Kush dëshiron të ndërtojë ose të bëjë shtesë banese, duhet të paraqesë kërkesën elektronikisht në portalin unik të shërbimeve qeveritare, E-Albania Përvec zhdukjes së korrupsionit, sipas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, kjo mënyrë e re redukton dhe dokumentacionin që qytetari duhet ët paraqesë për të përfituar lejen.

"Mbas 31 marsit nuk do të ketë rrugë tjetër, nuk do të ketë dy mënyra edhe online edhe fizike, vetëm javën e fundit të shkurtit do ta testojmë duke lënë të hapur te dy mundësitë. Edhe mundësinë e aplikimit online dhe mundësinë e aplikimit fizikë. Seti i dokumentacionit të kërkuar nuk është më aq i madh sa ka qenë më parë por është shumë i reduktuar sepse janë hequr gjithë dokumentet të cilat janë vërtetime, evidenca autorizime të zyrave të shtetit", - tha Peleshi.

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni sqaroi sesi do të aplikohet online. Ndërsa i gjithë procesi do të monitorohet nga Agjencia e Zhvillimit të Terriorit.

" Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuese pasi të jetë nënshkruar prej personave përkatës me firmë elektronike bashkë më një deklaratë nga vetë aplikuesi lidhur me vërtetësinë dhe autencitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem, gjatë gjithë procesit aplikuesi do të njoftohet me e-mail lidhur me statusin e aplikimit të tij dhe do të marrë po kështu me e-mail, njoftim për të gjitha vendimet që merren lidhur me aplikimin që ka bërë. Kërkesa bashkë me raportin teknik të nëpunësit përgjegjës i drejtohet për mendim kryetarit të bashkisë. Nëse ky i fundit e vlerëson pozitivisht kërkesën, aplikuesit i kërkohet të vijojë me pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë", - u shpreh ministrja Gjermeni.

Që prej 24 shkurtit e deri më 31 Mars do të testohet sistemi online për lejet e ndërtimit nga aplikantët, qofshin këta qytetarë apo biznese. Në takim ku ishin të ftuar dhe kryetarë të nuk u firmosin lejet e ndërtimit.

Për këtë arsye ajo i bëri të qartë atyre dhe qytetarët se lejet as nuk janë bllokuar dhe as pezulluar.