Random Video

Report TV - Thyhet godina e shkollës 9-të vjeçare në Durrës, nuk dihen autorët

2016-02-29 1 Dailymotion

Godinat e shkollave në qytete të ndryshme të vendit po bien preh e grabitësve të cilët shpeshherë arrijnë të futen brenda tyre dhe të vjedhin pajisje të ndryshme, kryesisht laboratorët e informatikës apo edhe material të tjera.

Godina më e fundit e cila ra preh e grabitjes është ajo e shkollës 9-të vjeçare Bedrie Bebeziqi, ku persona ende të pa identifikuar nga policia kanë thyer xhamat e dyerve e dritareve në lagjen nr 4 të Durrësit.

Ata që kanë konstatuar thyerjen e shkollës kanë qenë mësuesit e shkollës të cilët sapo kanë shkuar në shkollë për të nisur përgatitjet e procesit mësimor, konstatuan dëmtimet e më pas kanë njoftuan policinë.

Kjo e fundit ka nisur punën për inventarizimin e bazës didaktike të shkollës, për të verifikuar nëse është grabitur ndonjë prej kabineteve të saj.

Godina e shkollës 9-të vjeçare ndodhet shumë pranë murit rrethues të Portit Detar dhe prej kohësh nuk ruhej nga punonjës të posaçëm, pasi roja ishte larguar nga puna për mungesë fondesh.