Random Video

Report TV - Johannes Hahn më 30 mars në Tiranë, për reformën në Drejtësi

2016-03-12 0 Dailymotion

Komisioneri për zgjerim Johannes Han vjen në Tiranë në 30 mars për t?i dhënë një shtysë Reformës në Drejtësi.

Drejtuesi i larët evropian do të bashkëdrejtojë me kryeministrin Rama tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE.

Fokusi do të jetë pikërisht reforma në radhët e drejtësisë, për të cilën politika nuk po gjen dot dakordësinë pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Synimi i palës shqiptare është që të marrë në fund të këtij takimi rekomandimin e Han për hapjen e negociatave të anëtarësimit në vjeshtë. më pas gjithçka do të varet nga vota e këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve të Be-së në dhjetor, por rekomandimi i komisionerit mbetet tejet i rëndësishëm.

Formati i takimit do të jetë ai i vitit të shkuar ku Majlinda bregu do të jetë e vetmja nga opozita që do të flasë.

Përveç drejtësisë palët do të relatojnë dhe për reduktimin drastik të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e unionit , luftën ndaj krimit të organizuar dhe statistika për konfiskimin dhe asgjësimin e drogës.

Ministrja e integrimit Klajda Gjosha do të flasë për 5 prioritetet me statistika dhe do të parashtrojë para zyrtarëve të Brukselit planin e masave për plotësimin e tyre .

Në fokus të dialogut të nivelit të lartë do të jenë dhe të gjitha reformat e vitit ët fundit, përfshirë dhe atë zgjedhore, puna për të cilën sapo ka nisur.

Në një tryezë të këtij formatin në qershor të 2014-s komisioneri i vjetër i zgjerimit Shtefan Fyle njoftoi nga Tirana se do t?i rekomandonte komsionit dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.