Random Video

Merkel “ndëshkohet” për emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-14 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rezultatet befasuese te partisë se djathte ?Alternativa per Gjermaninë? ne zgjedhjet e tre landeve te vendit, treguan se nje pjese e madhe e gjermaneve nuk e mbështesin politiken e kufijve te hapur ndaj emigranteve te kancelares Angela Merkel. Ne fjalimin e saj kancelaria foli per nje dite te vështire per Partine Kristiandemokrate.?Duhet te them se dje ishte një dite e vështire per CDU dhe për kete po diskutojmë edhe sot. Çështjet dominuese ishin refugjatet dhe politika ndaj tyre. Është fakt se nuk është gjetur ende nje zgjidhje e përshtatshme dhe e kënaqshme dhe kjo ka patur nje impakt te madh ne votën e qytetareve?.AFD hyri për here te pare ne parlamentet e tre landeve dhe per analistet kjo ishte pasoje e zemërimit ndaj politikave te emigracionit te Merkel. CDU ka fituar në rajonin e Saksonisë ?Anhalt?, por me nje diference te ngushte përballe partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë, ka humbur një te treten e votave ne Baden Vyrtenmbet, ndërsa ne Rajnland-Pfalc u rendit ne vendin e dyte. Gjithsesi rezultatet e zgjedhjeve nuk do te sjellin ndryshim te politikes se Merkelit dhe këtë e konfirmoi zedhenesi i qeverise gjermane. Ashtu si edhe Merkel ai mbështet idenë per gjetjen e një zgjidhjeje europiane per krizën.