Random Video

Report TV - Pëllumbi: Vleresimi i Nanos nga Rama, respekt për të kaluarën

2016-03-19 0 Dailymotion

Vleresimi i Fatos Nanos nga kryetari i PS Edi Rama tregon rrespektin për të kaluarën dhe historin e Partisë Socialiste. Kështu u shpreh Servet Peelumbi ne nje interviste per Reoort TV. I pyetur per debatin Blushi-Rama , Servet Pellumbi pohoi se kjo eshte tregues i demokracise në këtë forcë politike.

"Sigurisht ne e falenderojmë kryetarin sepse nese kongresi quhet "Kongresi i Gjeneratës së re", kjo nuk nënkupton mohimin e së kaluarës por gërshetimin e brezave dhe kjo është një nga traditat më të mira të PS"-tha Pwllumbi

Fakti që u vlerësua kontributi i zotit Nano mbas kaq kohësh që nuk përmendet emri i tij, si ju duket?
"Normalisht, historia është histori, për kohën kur ai ka qënë ka pasur kontributet e veta"

Pëllumbi u shpreh i sigurte se perplasja do mbetet vetem ne kaudrin e debatit

Ju e shihni këtë përballjë mes zotit Rama dhe Blushi si një rikthim të ndarjes Meta-Nano?
Nuk mendoj, nuk ka atmosferën e ndarjes në Partinë Socialiste. Kuptohet ka debate dhe këto debate janë normale ne traditën e PS