Random Video

Report TV - Jepet pretenca për prokurorin Haxhi Giu, kërkohen 4 vite burg

2016-04-22 1 Dailymotion

Ish prokurori i dosjes "Hajdari" Haxhi Giu duhet të dënohet me 4 vite burg. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorit Genti Osmani i cili duke faktuar akuzat për ish kolegun e tij e ka marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit pasi në këmbim të parave shiste drejtësinë.

Katër vite burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për dy vite kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish kolegun e tyre, prokurorin e dosjes "Hajdari" Haxhi Giu.

Giu akuzohet për "Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorit ose funksionareve të tjerë të drejtësisë", "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtesisë".

Pretenca është lëxuar këtë të enjte nga prokurori Genti Osmani i cili njëherazi është dhe Shefi i Njësisë Antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda.

Veç Giut i pandehur në këtë proces është dhe Aleks Shpori për të cilin u kërkua dy vite burg si dhe sekuestron e parave të cilat do ti paguheshin Giut në formë rryshfeti.

Giu u prangos pasi u hetua për ndërhyrje në dhënien e drejtësisë për procesin ku gjykohet vëllai i Aleks Shporit i cili përballë drejtësisë akuzohet për kultivim e trafikim narkotikësh.

Në rast të miratimit nga gjykata të këtyre dënimeve të kërkuara pritet që Giu të përfitoj ulje dhe maksimumi të vuaj 2 vite burg pasi gjykata ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe përfiton ulje me 1/3 e dënimit.