Random Video

Report TV - PD: Arkitekti i stadiumit është ortaku i klientit të Edi Ramës

2016-04-23 1 Dailymotion

Ina Zhupa, zëdhësja e Partisë Demokratike, tha sot nga selia blu se arkitekti italian i stadiumit ?Arena Kombëtare?, është ortak i një klient të kryeministrit Edi Rama.

?Ky arkitekt ka në Shqipëri për ortak Alban Eftimin e Atelier 4, klientin e Rames që fitonte 70 përqind të projekteve të Bashkise. Ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin. Sepse mbi të gjitha, arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze?, tha Zhupa.

?Kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk?, deklaroi ajo.