Random Video

Report TV - PDIU në Durrës, Idrizi: Varfëria ndarja punuan kundër shqiptarëve

2016-04-30 1 Dailymotion

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në qytetin e Durrësit, në kuadër të anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjeve në parti të cilat do zhvillohen në 21 maj. Në këtë takim kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se varfëria dhe ndarjet historike kanë punuar kundër shqiptarëve.

?Unë jam i bindur që varfëria, harresa, ndarja, kanë punuar kundër shqiptarëve, por ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë kush është ADN-ja jonë. Ne nuk po shpikim sot një Shqipëri, kur flasim për bashkimin kombëtar. Jo! Ne sot po rikujtojmë, po flasim dhe do flasim vazhdimisht për hartën identitare të kombit shqiptar dhe harta jonë identitare është shumë më e madhe se sa kjo që ne perceptojmë në shtëpinë tonë, lagjen, oborrin, fshatin apo qytetin ku jetojmë sot?, u shpreh kryetari i PDIU-së.