Random Video

VAU DEJËS, SEKUESTROHEN ARMË DHE KANABIS

2016-05-02 0 Dailymotion

Më datë 01.05.2016 arrestohen dy shtetas në flagrancë për veprat penale : "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe " Kuptimi i bashkëpunimit".

Nga Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau-Dejës, Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: ? Pal Pepaj , 37 vjeç , banues në fshatin Grudë e Re Shkodër. ? Lazër Lumi ,52 vjeç banues në fshatin Vilë Shkodër. Këto dy shtetas u arrestuan , sepse në fshatin Vilë Shkodër , në banesë të shtetasit Lazër Lumi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale : ? 1 (një) armë zjarrit pushkë model 63 . ?1 (një) krehër me dy fishekë. Gjithashtu në afërsi të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 1050 kubikë të dyshuar si bimë të cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale: "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe " Kuptimi i bashkëpunimit",Parashikuar nga Nenet 278/4 & 284 e 25 të Kodit Penal.