Random Video

Rama mbledh Kryesinë, “veteranët” e të përjashtuarit nga epoka “Nano”- Ora News

2016-05-02 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të martën Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e re të partisë, me rend dite miratimin e përgjegjësive të sekretarëve, kritereve për zgjedhjen e krerëve të PS në 61 Bashki dhe kalendarin e festimeve të 25 vjetorit të PS. Kronika në vijim, ju sjell edhe një histori të 8 Kryesive të PS që nga e para e mbledhur në vitin 1991, atëherë kur anëtar ishte edhe patriarku i PS, Dritëro Agolli dhe Servet Pëllumbi. Por gjate viteve të mëpasme në Kryesi do të hynin edhe Ilir Meta, Rexhep Mejdani, Arben Malaj apo Makbule Çeço, emra që tani janë jashtë PS. Rekordin në Kryesinë e PS-së e mban Namik Dokle, i cili ka qenë anëtar i saj në 7 Kryesi me radhë.
Kreu i selisë rozë, Edi Rama, thërret për herë të parë mbledhjen e Kryesisë së re të martën pasdite, e teta Kryesi që nga themelimi i Partisë Socialiste, në qershor të 1991.
Kryesia, e përbërë nga 29 anëtarë, 20 prej tyre të zgjedhur me votim, Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm dhe 7 Sekretarët Ekzekutiv pritet të ketë një axhendë më të zgjeruar se sa thjesht konstituimi i saj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-mble...