Random Video

Report TV - Doda: Reforma të mos votohet qorrazi, ne jemi shtet sovran

2016-05-05 0 Dailymotion

PDIU kërkon që në draftin e reformës në drejtësi të përfshihen dhe amendamentet e saj për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe thirrjs së referendumeve.

Sipas Mesila Dodës, nuk ka anjë reagim nga komisioni i Reformës për këto propozime të depozituara prej PDIU prej 2 muajsh.

"Deri tani nuk kemi pasur asnjë përgjigjje nga ana e tyre, jemi duke pritur, jane cështje thelbësore për mënyrën si ndryshon kushtetuta. Ajo që është propozuar nga ekspertët ëhstë më e gjerë se ajo që i është thënë publikut., kjo ëhstë mungesë transparence. Ne jemi shtet sovran ne kemi të gjithë të drejtën të vendosim në bazë të propozimeve që na jepen.

Madje Doda e quan gabim votimin e draftit të reformës pa e konsultuar mirë, pavarsisht presionit ndërkombëtar.

"Ambasadori ka të drejtë kur thotë se miratimi është nevojë urgjente, por mbi të gjitha duhet të bëjë diferencimin midis personave që e pengojnë reformën dhe mbi të gjitha nuk mundet që të quhet cdo gje e saktë në draftet që na ofrohen se jemi ligjvënës duhet ti konsiderojmë të gjitha opsionet që na ofrohen"-shprehet Doda