Random Video

PD-PS bashkojnë votat për draftin e Reformës në Drejtësi, Rama: Hap i madh -Ora News-

2016-05-09 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi që mbajti pezull frymën e gjithë politikës diplomacisë dhe qytetarëve shqiptarë prej më shumë se 17 muajsh u finalizua sot në komisionin e posaçëm me bekimin e dy palëve, shumicës dhe opozitës që deri në këtë moment kaluan përmes një rruge të vështirë plot zigzake dhe ndalesa. Edhe si shenje simbolike në datën e shënuar 9 maj që i përket Ditës së Europës të majtët dhe të djathtët zgjodhën të bashkojnë votat për te miratuar draftin ne parim ndonëse pritet sërish të ketë debate gjatë diskutimit dhe miratimit nen për nen. Por gjithsesi hapi i parë konsensual për reformën që kushtëzon çeljen e negociatave me BE u hodh.
Tirane- U desh më shumë se 1 vit e gjysmë që politika shqiptare të arrinte këtë moment, dhe me unanimitet të votonte në parim reformën në drejtësi.
Kryereformës së Shqipërisë në rrugën integruese, i është dhënë një dritë jeshile pikërisht në Ditën e Europës, ku mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi për të nisur diskutimet nen për nen të reformës.
Nënkryetari demorkat i Komisionit, Eduard Halimi, u kujdes të theksonte se me votimin në parim të reformës që një ditë ma parë vetë demokratët e kishin cilësuar ekstra kushtetutese, nuk ka një ndryshim të qëndrimit të opozitës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/miratohet...