Random Video

Report TV - Përplasen dy makina në rrugën Fushë Krujë- Vorë, 3 të plagosur

2016-05-23 7 Dailymotion

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të urës së Gjolës.

Një benz me targa TR 8411 K me drejtues Daut Brahaj 60 vjeç është përplasur me një Volswagen me targa AA 911 JU i cili drejtohej nga Aldi Poja, 17 vjeç.

17 vjeçari është shoqëruar në polici ndërsa Daut Brahja, Redi Cani dhe Hasan Halili janë dërguar në spitalin ushtarak dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.