Random Video

Report TV - "Drejtësia",Ristani: PD anagazhim që të miratohet sa më shpejt

2016-05-26 0 Dailymotion

Reforma në drejtësi është shumë e rendësishme për Shqipërinë dhe Partia Demokratike është e angazhuar që kjo reformë të bëhët shpejt dhe të bëhët e denjë ashtu siç i takon një vendi që aspiron për t?iu bashkuar vendeve të BE-së.

Deklarata ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i partisë demokratike, njëkohësisht koordinatori i PD-së në qarkun Shkodër Arben Ristani pas mbledhjes së kryesisë së PD-së në Malësi të Madhe.

Në të njëjtën linjë, Ristani ka shprehur besimin se do të gjendet dakordësia me mazhorancën për draftin e paraqitur nga PD-ja, kjo nisur edhe nga impenjimi i ndërkombëtarëve për miratimin e kësaj reforme.

Pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve, Partia Demokratike nuk tërhiqet nga drafti i saj për reformën në drejtësi. Më herët Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se reforma në drejtësi kërkon kohë dhe jo presion.