Random Video

Report TV - Kreu i AP, Turner: Kërcënimi rus në lindje të Europës, shqetësim për NATO-s

2016-05-28 0 Dailymotion

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michael Turner u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vuri theksin tek rritja e rrezikut rus në lindje të Europës. Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë. "SHBA kanë propozuar një kërkesë për katër fishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Europë. Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SHBA po bnën më shumë, edhe partnerët tanë Europianë duhet të bëjnë më shumë. Ne duhet t'i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Europës", u shpreh Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO. "Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit", tha Turner.

Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, ISIS mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të diskutimeve të NATO-s.

Kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko, u shpreh se Shqipëria nuk do të kushtëzojë anëtarësimin e vendeve të rajonit, Maqedoni e Mali i Zi ku jeton pakica shqiptare. Majko tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës. ?Nuk mbështesim politikat bllokuese në NATO. Mbështesim anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës. NATO e hapur për gjithë vendet e rajonit. NATO është një aleancë që nuk bën armiq?, u shpreh ai.

"Nga ne nuk do të dëgjoni deklarata gjeneralësh. "Mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s", deklaroi Majko.