Random Video

Ora News – Rama lë derën hapur për PD: Reforma do miratohet; Bylykbashi: Pak na ndan nga konsensusi

2016-06-09 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pasi mori mbështetjen e hapur të qeverisë amerikane dhe diplomacise se BE, për miratimin e reformës në drejtësi, Kryeministri la sërish derën hapur për negociata me PD për të miratuar me konsensensus reformën në drejtësi. E megjithatë shefi i Qeverisë shqiptare i bëri një paralajmërim të fortë opozitës kur tha se me apo pa atë, reforma do miratohet. Gjatë fjalë së tij në Kuvend, ai rrezoi pretendimet e PD-së për vendet e rezervuara, kur tha se u përdoren si pretekste në fund për ti thënë jo reformës. Por kreu i grupit të PD-së, Paloka tha se kërkesa e opozitës është mbështetur nga SHBA dhe BE.Ndërkohë seanca plenare u shoqërua me momente tensioni mes shumicës dhe opozitës.
Kryeministri, Edi Rama, e ka bërë të qartë se mbështetja e hapur që iu dha një ditë më parë nga Ambasada e SHBA nuk do të keqpërdoret për miratimin pa konsensus të reformës në drejtësi.
Kreu i mazhorancës i dërgoi sërish ftesë PD për t?u ulur në negociata, por duke dhënë dy paralajmërime, se kushti për vendet e rezervuara nuk do pranohet dhe në rast se opozita refuzon, reforma do miratohet me çdo çmim.
Edi Rama: Ne jemi gati tu shtrijmë dorën, as nuk diskutohet që reforma me ju ose pa ju do të bëhet. Në pyetje është vetëm çmimi që ajo do të ketë. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim.Mundoheshit të provonit me e-maile pune se ju keni të drejtë dhe flisnit për ca data të fillimit të vitit. Ju nuk erdhët në Komisionin e Posaçëm Parlamentar përpara shumë pak javësh për vendet e rezervuara dhe duke vënë në tavolinë një draft terësisht të njëanshëm.
Si për të vërtetuar këtë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca nuk ka futur në mënyrë të njëanshme në kalendarin javor të punimeve miratimin e refomës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-k...