Random Video

Ora News – Trafik droge nga Shqipëria e Holanda, arrestohet 36 shqiptarë dhe italianë

2016-06-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e provincës së Varese ka ekzekutuar sot fazën përfundimtare të operacionit të koduar ?Daku? i cili ka çuar në urdhër arrestimin e 36 personave, shqiptarë e italianë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ky operacion i koordinuar nga prokurori i Milanos Luigi Luzi, ka cuar në sekuestimin e 58 kg kokainë, 18kg heroinë, 31 kg hashash e 34 kg marijuanë, 170 mijë euro të thata, 13 automjete, 2 banesa në pronësi të bandës, e 1 pistoletë. Lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg vlerën e rreth 8 milionë euro.
?Operacioni ?Daku? ka nisur hetimet më vitin 2014 duke u shtrirë në provincat e Lombardisë, Piemonte e Veneto.
Hetimet e policisë italiane zbardhën se trafikantët udhëtonin periodikisht mes Shqipërisë e Holandës për blerjen e lëndës narkotike. Droga mbërrinte nga Holanda drejt Shqipërisë e fshehur në makina të modifikuar kryesisht me targa franceze gjermane e duke hyrë nga 3 pikat kufitare ?Frejus?, ?Brennero? e ?Monte Bianco?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trafik-droge-nga-shqiperia-e-holanda-arrestohet-39-shqiptare-dhe-italiane/