Random Video

Kodheli: Shqipëria rol kyç në luftën ndaj terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-21 64 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lajmëroi nisjen e punimeve për ngritjen e qendrës së ekselencës së NATO-s. Gjatë seminarit për punimet e samitit të Varshavës, Kodheli tha se Shqipëria është e angazhuar në sigurinë e përbashkët Evropiane por edhe në luftën kundër terrorizmit. Sipas Kodhelit, që nga gushti i vitit 2014, Shqipëria ka kontribuuar me materiale luftarake në ndihmë të forcave Peshmerga në veri të Irakut. Krahas kësaj, këtë vit, Shqipëria merr pjesë dhe në task forcën e përbashkët të gatishmërisë shumë të lartë të aleancës, ku forcat tona të armatosura kanë këmbësorinë e tyre.