Random Video

Report TV - Raporti i Transporteve: 146 mijë makina s'kanë paguar taksat në 2015

2016-07-17 1 Dailymotion

Rreth 30% e mjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar rezultojnë se nuk kanë paguar taksat dhe as sigurimin e detyrueshëm ndaj aksidenteve. 146 mijë makina nuk kanë shlyer taksat e detyrimet vjetore në vitin 2015.

E dhëna vjen Ministria e Transporteve, sipas së cilës në vitin 2015 rezultojnë të rregjistruara në total 522 066 mjete rrugore. Por vetëm 376 028 mjete rrugore, ose rreth 27,9 % prej tyre kanë shlyer detyrimet vjetore.

Ndërkohë që përvveç taksave vjetore, këto mjete nuk paguajnë as sigurimin e detyrueshëm vjetor ndaj aksidenteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjen financiare, numri total i mjeteve të siguruara arrin në 388 mijë. Që do të thotë se rreth 134 mijë mjete qarkullojnë të pasiguruara.

Vetë kompanitë ankohen prej vitesh për një numër kaq të madh mjetesh që nuk paguajnë taksa e nuk sigurohen, duke i bërë përgjegjës edhe për shumat më të mëdha të dëmeve që duhen paguar.