Random Video

Ora News – Forcohen kontrollet në rrugët e Beratit

2016-09-20 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Qarkullimit Rrugor ka intensifikuar kontrollet në akset dhe rrugët që konsiderohen më problematike në Qarkun e Beratit, veçanërisht në brendësi të qytetit muze, ku për shkak të sezonit turistik është shtuar numri i mjeteve, ndërkohë që pengesa sjellin dhe punimet në infrastrukturë.
Efektivët e rrugores kanë përqendruar kontrollet në disa pika, ku problematikat janë edhe më të mëdha, ndërkohë që thonë se si pasojë e masave administrative është ulur numri i aksidenteve në 6 mujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke ndarë detyrat në një nga aksionet e zakonshme në terren Arjan Ajdinaj, shefi i sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit bën me dije se pavarësisht masave, probleme mbetet mungesa e sinjalistikës.
Në tre mujorin e dytë të vitit 2016 janë marrë gjithsej 5222 masa administrative, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë marrë 4757 masa, bënë me dije Ajdinaj, gjë e cila sipas tij ka ndikuar pozitivisht në uljen e numrit të aksidenteve në rrugët e qarkut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/forcohen-kontrollet-ne-rruget-e-beratit/