Random Video

Report TV - Video e tragjedisë te Spitali Amerikan, ja si ndodhi ngjarja

2016-09-20 1 Dailymotion

Report Tv ka siguruar videon e ngjarjes tragjike të një dite më parë në repartin e Hemodializës te Spitali Amerikan, ku pas një zjarrvënie të qëllimshme humbën jetën 2 pacientë dhe u plagosën rëndë katër të tjetër.

Në video duket qartë momenti kur autori i tragjedisë, Lefter Canaj, pacient në Spitalin Amerikan i hedh benzinë dhe i vë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçi.

Mësohet se më herët mes dy pacientëve ka pasur një konflikt dhe shkak dyshohet të ketë qenë radha për marrjen e shërbimit të Hemodializës.