Random Video

Report TV - IKMT: Ja çfarë riparimesh mund të bëni në banesa pa leje nga bashkitë

2016-09-20 4 Dailymotion

Riparimi apo rifreskimi i bojës së fasadave, riparimi dhe rinovimi i dyshemeve, apo zëvendësimi i pajisjeve higjieno-sanitare. Janë këto disa prej punimeve që, sipas Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mund të kryhen pa nevojë për të marrë leje nëpër bashki. Në ccdo rast tjetër shkelësit do të përballen me dënimet e përcaktuara nga ligji.

IKMT ka publikuar në faqen e vet zyrtare të gjitha llojet e punimeve që mund të kryehen pa leje. Pa leje mund të bëhet rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese; pastrimi i fasadave; riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave, por gjithnjë pa ndryshuar karakteristikat fillesatrre.

Zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes; riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale tëndryshme; riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse; vendosja e hekurave mbrojtës në dritare; vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave; lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve; dhe riparimi i rrethimeve ekzistuese.

Pa leje mund të bëhet gjithashtu riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë. Nuk nevojiten leje as për ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare, veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit.