Random Video

Report TV - Fatos Klosi: Ja tre krimet që trembin Berishën nga drejtësia

2016-09-25 0 Dailymotion

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, thotë se Sali Berisha ka shumë gjëra për t?u trembur nga Reforma në Drejtësi. Klosi pohon se ndonëse Berisha është treguar i kujdesshëm, duke shmangur përgjegjësinë individuale dhe duke u fshehur pas vendimeve kolegjiale, ai duhet të jetë subjekt i drejtësisë së re. Klosi përmend tre ngjarje të rënda, të cilat sipas tij, e veshin me përgjegjësi Sali Berishën, duke iu referua 21 Janarit, Gërdecit dhe Rrugës së Kombit. I pyetur për koalicionin qeverisës, Klosi thotë se nuk sheh asnjë arsye që koalicioni të prishet. Madje, ai fton Ramën dhe Metën për një rikonfirmim të aleancën në 2017, për të garantuar një mandat të dytë qeverisës. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror konfirmon depërtimin e terroristëve në Shqipëri, identifikimin dhe largimin e tyre, por shton se nuk ka pasur asnjë informacion për një atentat të mundshëm ndaj ambasadës amerikane në Tiranë. Sipas tij, terroristët kishin ardhur në Shqipëri jo për të vepruar, por për t?u strehuar përkohësisht.