Random Video

Report TV - Gjendet i masakruar punonjësi 18-vjeçar i landfillit në Sharrë

2016-09-25 0 Dailymotion

Identifikohet kufoma e gjetur në landfillin e Sharrës pasditen e sotme. Ai është Ardit Gjokaj, 18 vjeç me origjinë nga Tropoja.

I riu dyshohet se ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar. 18-vjeçari ka qenë punonjës në landfill pasi në duar ka doreza dhe të veshur ka një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.

Nga të dhënat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes mësohet se viktima ishte copëtuar, pasi i ishin prerë gjymtyrët, ndërsa kishte edhe një të çarë në kokë.

Pista e parë ku po heton policia është një grindje e mundshme mes punonjësve të pastrimit, e cila ka sjellë edhe vrasjen e 18-vjeçarit në Tiranë.

Sakaq po hetohet gjithashtu edhe pista se vdekja mund të ketë qenë aksidentale, pasi dyshohet se 18-vjeçari mund të jetë goditur nga transportieri i mbeturinave.