Random Video

Ora News- Zgjedhjet për Dibrën, kandidati Rama shpalos planet për Peshkopinë

2016-09-26 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Dr.Muharem Rama zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së Bulkes, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Peshkopisë.
Kandidati i majtë shpalosi disa prej planeve të tij konkrete për zhvillimin urban të kësaj zone dhe zgjidhjen e problemit të infrastrukturës rrugore e kanalizimeve.
Muharrem Rama: Jo rastësisht i nisëm takimet në këtë lagje, në një nga lagjet më të vjetra të qytetit. Do të bëjmë sistemimin e shkallëve. Në kuadër të projektit të madh që është nisur, unaza dhe pedonalja e Bashkisë Peshkopi, kemi një projekt konkret edhe për këtë lagje. Ky projekt do të gjejë zbatim shumë shpejt me fitoren e bashkisë.
Do të sistemojmë rrugën e cila ka qenë në një gjendje mizerabël, do të mundësojmë lidhjen e kësaj rruge me unazën e madhe. Kjo rrugë do të bëhet me ndriçim dhe standarde bashkëkohore. Do të sistemojmë edhe rrjetin e kanaleve të zeza, i cili aktualisht është tepër i amortizuar dhe problematik. Këto premtime ne do ti mbajmë dhe me fitoren e bashkisë do ti bëjmë të zbatueshme dhe do ti kthejmë në realitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kandidati-rama-shpalos-planet-per-peshkopine/