Random Video

Report TV - Zgjedhjet e Dibrës,Basha:Çdo tender e merr Sadriu, biznesi po falimenton

2016-09-27 0 Dailymotion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka marrë pjesë në disa takime të kandidatit të djathtë për Bashkinë Dibër, ka thënë se biznesi në Dibër është drejt falimentimit, ndërkohë që ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se çdo tender në këtë rreth ia jep vetëm deputetit të tij Sadri Abazi.

??Taksat janë rritur, tarifat janë rritur, arroganca e pushtetit është rritur, represioni është rritur, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë është rritur. Po të gjitha këto bien mbi kurrizin e biznesit. Sigurisht që me një analizë të fundit bien mbi kurrizin e çdo shqiptari, se kur është keq biznesi është keq vendi.
Kush tjetër përveç Sadriut merr tendera në Dibër? Po mirë, nuk ka biznese të tjera këtu që të gjitha i merr Sadriu? Po kaq është Dibra një katund me Sadriun?
Jo more zotëri nuk është kaq. Ka firma Dibra, po s?ka konkurrencë se ka klientelë, se ka korrupsion,?- theksoi Basha.