Random Video

Report TV - FMN miraton këstin e 8-të të kredisë për qeverinë shqiptare, 35.9 mln euro

2016-09-27 1 Dailymotion

FMN ka miratuar këstin e tetë të kredisë për Shqipërinë me vlerë 35.9 milionë euro. Bordi ekzekutiv i këtij institucioni ka vlerësuar me nota pozitive performancën e ekonomisë shqiptare dhe ecurinë e reformave. Por problem mbetet niveli i ulët i kreditimit dhe raporti i lartë i kredive të këqija.

Bordi ekzekutiv i FMN-së miratoi disbursimin e këstit të tetë të kredisë për Shqipërinë me vlerë 35.9 milionë euro. Përmes një deklarate zyrtare për shtyp, Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri me dije se kësti u miratua pas vlerësimit të performancës së ekonomisë shqiptare.

Bordi ekzekutiv i këtij institucioni ka vlerësuar performancën e ekonomisë shqiptare brenda kufijve të kënaqshëm, ndërkohë që reformat strukturore kanë shënuar progres të dukshëm.

Rimëkëmbja ekonomike po forcohet nën mbështetjen e investimeve masive në sektorin e energjisë si dhe nën përmirësimin gradual të kërkesës së brendshme. Inflacioni po rimëkëmbet nga vlerat shumë të ulëta. Ndërkohë që për bordin ekzekutiv të FMN problem mbetet niveli i ulët i kreditimit, i diktuar nga prania e konsiderueshme e kredive të këqija në sistemin bankar.

Kësti i tetë vjen përmes një marrëveshjeje e lidhur mes Qeverisë Shqiptare dhe FMN për një hua totale prej 330 milionë eurosh. Me këstin e tetë, shkon në total 298.3 milionë euro totali i disbursuar deri tani nga ana e FMN me qëllim financimin e programit të reformave në vend.