Random Video

Report TV - Zgjedhjet e Dibrës, Muharrem Rama: Subvencione në bujqësi e blegtori

2016-09-27 2 Dailymotion

Kandidati i koalicionit të majtë ?Aleanca për Shqipërinë Europiane? Muharem Rama vijoi bashkëbisedimin me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll. Në këto takime elektorale ai shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, kandidati Rama prezantoi programin elektoral ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator.

?Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori?, u shpreh kandidati Rama.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.