Random Video

Report TV - Masakër për lojën e pokerit në Dajç, 2 të vrarë. Kapet autori

2016-10-04 0 Dailymotion

Një debat gjatë një loje pokeri ka degjeneruar në një masakër në Dajç të Bregut të Bunës ku dy persona kane mbetur te vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur. Autori u kap disa orë pas krimit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:40 të mbrëmjes së kësaj të hëne, në një lokal në Njësinë Administrative Dajç, në Shkodrës. Një person i armatosur me armë automatik, ka hyrë brenda ambienteve të lokalit dhe ka hapur zjarr në drejtim të një tavoline ku ndodheshin gjashtë persona.

Plumbat e breshërisë të armës kallashnikov kanë rezultuar fatal për 2 prej tyre, ndërsa katër të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Viktimat e këtij krimi janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Ndërsa autori i kësaj ngjarje u identifikua shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç i cili u largua nga vendgjarja. Arratia zgjati disa orë, pasi pas mesditës së të martës, Parubi u vu në pranga.