Random Video

Report TV - Marrëveshja me CEZ, Leskaj: U shkaktua një dëm prej 479 mln €

2016-10-17 0 Dailymotion

Kreu i kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka raportuar sot në komisionin hetimor për marrëveshjen e CEZ ku ka thënë se KLSH ka audituar procedurat e ndjekura për marrëveshjen ku është konstatuar se është shkaktuar një dëm prej 479 milion eurosh.

Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditime profesioniste por ekspertët e këtij institucioni nuk auditojnë zbatimin e politikave.

Por ai ka shtuar se ka pasur shkelje të rënda proceduriale të cilat nuk u morën parasysh nga kunsulentët ndërkombëtar.